Lubonja: Qeveria në shërbim të një grupi të pasurish, investimet publike kanë degraduar

0

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, ka folur për përmbytjen dhe mungesën e investimeve të qeverisë për parandalimin e saj. Sipas Lubonjës, investimet publike kanë degraduat dhe qeveria është vënë në funksion të interesave të një grupi të pasurish.

“Kjo është nje krizë e publikes. Ne kemi një qeveri që e ka si filozofi, atë që mund të quhet partneritet me biznesin, apo PPP-të, që në thelbin e vet jane tregues i një shteti që funksionon në shërbim të një grupi të pasurish, të cilët njëkohësisht nuk ndjehen pjesë e një komuniteti, por janë njerëz që shfrytëzojnë cdo mundësi për tu pasuruar. Investimet publike janë minimale, kujdesi nga shteti për pjesën tjetër të popullsisë, mungon. Institucionet publike që duhet të kujdesen për të mirën publike, kanë degraduar. Ka patur institute për tërmetet apo për menaxhimin e ujrave. Përse janë prishur këto? Sepse privati nuk do kontroll dhe shteti nuk do kontroll, sepse punon për privatin.”

Sipas Lubonjës, kryeministri Rama dhe qeveria e tij kanë bërë investime kozmetike duke injoruar problemet themelore të infrastrukturës.

“Në filozofinë e kryeministrit tonë, investimet kanë qenë investime kozmetike. Rilindja Urbane, fasadat. Ideja e Ramës, që një grua edhe kur është e varfër duhet të zbukuruohet. Por, kur gruaja është e sëmurë dhe i ka bythët në ujë, duhet të heqi ujin njëherë pastaj të zbukurohet”

I pyetur për idenë që Rama ka hedhur ditët e fundit, lidhur me sigurimin e detyrueshëm nga katastrofat natyrore, Lubonja u shpreh se kjo është një mënyrë e re për të thithur para.

“Ajo që më shqëtëson mua te Rama, është gjetja e cdo mënyre për të thithur lekë. Tani nxjerrin këtë sigurimin e detyrueshëm. Kjo kërkon një studim. Edhe në botë pak vende e kanë, si Zvicra, Franca. Italia nuk e ka përshembull, që ka shumë tërmete.”

Lini nje pergjigje