Dorëheqja e mjekëve, LSI: Rama të zgjidhë kërkesat ose në të kundërt..

0

LSI akuzoi Kryeministrin Edi Rama se nuk ka mbajtur premtimet për shëndetësinë. Deputetja Nora Malaj përmes një deklarate për mediat i bëri thirrje kryeministrit dhe ministres së Shendetësisë që të zgjidhin sa më parë problemet që kanë ngritur mjekët.

“Nëse nuk mund të mbani premtimet që keni bërë, atëherë minimalisht jepni dorëheqjen, pasi vetëm kështu historia nuk do ju gjykojë. Kini vëmendjen, pasi kur një mjek flet situata duhet marrë me përgjegjshmëri”, tha Malaj.

Sipas saj, kur mjekët e QSUT ngrenë shqetësime të tilla që çojnë deri në dorëheqje, atëherë nuk është e vështirë të kuptohet situata ku ndodhet sistemi shëndetësor shqiptar në qytete të tjera. Deputetja e LSI tha se buxheti i 2018 kaloi dhe shëndetësia jo vetëm nuk është falas, por ajo është në ditën e saj më të keqe.

Lini nje pergjigje