Dorëheqja e 8 mjekëve në QSUT, Lubonja: Këmbanë alarmi, shteti po rrjedh…

0

Tetë mjekë në QSUT kanë konfirmuar se nëse nuk ka kushte të denja për punë, ata do të japin dorëheqjen. Ata kanë plotësuar për këtë edhe një “meme”. Këtë “meme”, analisti Lubonja e lexon si një këmbanë alarmi se në ngrehinat e shtetit ka rrjedhje.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Lubonja u shpreh se “meme” e mjekëve është një çështje që ngre alarm. “Letra e këtyre tetë mjekëve është një këmbanë alarmi. Rama është një kryeministër që fajin nuk ia lë vetes, por opozitës dhe medieve që i quan të kazanit. Por sikur po rrjedhin të gjitha ngrehinat e shtetit”, tha ai

Lini nje pergjigje