Deputeti i LSI: Qeveria të dëmshpërblejë të përmbyturit, jo show me …

0
111

Deputeti i LSI-së Shezai Rrokaj ka deklaruar se qeveria do të duhet t’ju paguajë çdo qindarkë për dëmet e shkatuara nga lumenjtë.

Ai tha se nuk është problemi nëse ka patur më pak ose më shumë dëme se në 2015-n, por qytetarët shqiptarë po paguajnë miliona sa herë që po përnbyten. Rrokaj argumentoi se këto para që shpenzohen pasi ndodh përmbytja për të ndihmuar qytetarët mund të përdoreshin për të disiplinuar lumenjtë dhe e gjitha kjo nuk do të kishte ndodhur.

“ Nuk është problemi a kemi më pak humbje se në 2015 por taksapaguesit shqiptarë po paguajnë miliona për vite për të mbërritur në pikën fillestre pasi edhe në buxhetin e këtij viti nuk kemi një plan për ultësirën perendimore. Duhet një stratëgji e qartë për menaxhimin e lumenjve. Ka një tërësi problemesh.

Duhet të ndryshim filozofie.  Terreni tregon ndryshe nga sa thuhet se nuk ka pasur shumë dëme. Duhet të ikim nga ekranet sepse hallet e njerëzve janë direkte, dëmet në bagëti, në bujqësi, të gjitha arat kanë dëme direkte dhe janë të mëdha. Edhe me kushtetutë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të thotë që qeveria të merrte përsipër dëmshpërblimin, mosshpallja e saj e ka ulur stekën se kush do të dëmshpërblejë, do ta kenë bashkitë, por fondet për bashkitë do të jenë të pakta.

Politika me fatkeqësinë është një turp i madh që i ndodh qytetarëve, edhe shpërblimet shpesh i bëjnë sipas përkatësisë politike. Politika shqiptare është ndërtuar mbi sindromin e kështjellës së Rozafës, “Ndërto ditën e prish natën”.

Shteti shqiptarë do duhet të dëmshpëblejë qindarkë për qindarkë. Kryeministri tha në 2015 se vjosa nuk do të përmbytë më, me fondet që jepen për të përballuar përbytjet pasi ndodh, sikur të ishte punuar këto dy vite në disiplinimin e lumit nuk do të ishin përmbytur”, tha ai, i ftuar në studion e Faxnews.

Deputeti i LSI-së gjithashtu iu referua edhe deklaratës së kryeministrit se bizneset dhe shtëpitë duhet të sigurohen për tu dëmshpërblyer. Shezai Rrokaj u shpreh se as kjo nuk do të funksiononte pasi në zona me rrezikshmëri kaq të lartë edhe kompanitë nuk do të merrnin përsipër ti siguronin këto biznese ose shtëpi.

“Po cila kompani sigurimi mund të ndërmarrë të sigurojë pasurinë e këtyre banorëvë kur rreziku për tu përmbytur është kaq i madh. Duhet një masterplan për menaxhimin e lumenjve.

Por ne bëjmë shoë, nuk e marrim seriozisht qeverisjen, bëjmë ura sa për të kaluar dhe prishen, të vjetrat nuk u shemben.

Të vendosim fonde që kanë të bëjnë më disiplimin e lumenjeve, që nga kanalet kulluese, inertet, shtretërit e lumenjve, banesat përreth lumenjve. Nëse politika duhet të kërkojë falje e para, e dyta është shoqëria, pasi ka dëmtuar kanalet kulluese, ka hedhur inerte, ka bërë ndërtime pa leje e tjerë, por pjesën e madhe të përgjegjësisë e ka shteti. Këto shtëpi që janë në rrezik duhet të zhvendosen në zona të sigurta”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here