BE ka gati listën e zezë: 17 vende janë parajsat fiskale të botës

0

Pas 10 muaj hetimesh, Bashkimi Evropian ka hartuar një listë të zezë me 17 vende, të cilat thuhet se janë parajsa fiskale.

Pas një takimi në Bruksel të martën, ministrat e financave të BE-së vendosë se pjese e listës do të jenë: Samoa Amerikane, Bahrein, Barbados, Grenada, Guam, Koreja e Jugut, Macau, Ishujt Marshall, Mongolia, Namibia, Palau, Panama, Shën Lucia, Samoa, Trinidad dhe Tobago, Tunizi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas unionit këto vende nuk janë duke bërë mjaftueshëm për të luftuar skemat e shmangies së taksave nëpërmjet llogarive në det të hapur.

Edhe 47 vende të tjera janë përfshirë në një listë “gri” të vendeve që nuk janë në përputhje me standardet e taksave të BE-së, por që janë zotuar të ndryshojnë rregullat e tyre.

Njoftimi vjen më pak se një muaj pas publikimit të skandalit të “Paradise Papers”, që përmban informacione për individët dhe kompanitë që mbanin financat në det të hapur.

 

Lini nje pergjigje