A PO MANIPULOHEN DOSJET E SIGURIMIT TË SHTETIT ?!

0
202

Nga Nebil Çika

Hapja e dosjeve te ish Sigurimit të Shtetit ka qenë dhe mbetet një nga sfidat e vështira te demokracisë shqiptare . Debati për hapjen apo jo te tyre ka mare shume kohë dhe energji  dhe me ne fund politika vendosi hapjen e tyre duke krijuar një institucion te njohur zyrtarisht si Autoriteti për Informimin në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit i cili ka detyrën ligjore te zbardhe dokumentet e policisë sekrete politike te diktuarës komuniste . Shume institucione e individë kërkojnë te dine ne se drejtuesit apo punonjësit e tyre kane pasur lidhje me ish sigurimin e shtetit dhe krimet e tij kjo tani e garantuar edhe nga ligji. Aplikimi , kërkesa , behet nga individët ne mënyrë vullnetarë ose nga kreu i institucionit i interesuar për ketë lloj informacioni dhe pastaj Autoriteti lëshon certifikata po vërtetime ne se individët e përfshire ne kërkesa kanë pasur apo lidhje me Sigurimin.

Një nga institucionet e interesuar për pastërtinë e figurës se drejtuesve te saje është edhe Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë e cila është na te paret qe u ka kërkuar drejtuesve ne qendër e dege te pajisjen me certifikatën e pastërtisë se figurës nga Autoriteti i dosjeve te Sigurimit një proces qe ka filluar e vazhdon . Mirëpo gjate këtij procesi kemi hasur ne një problem qe na ka ngjalle dyshimin se dosjet po manipulohen dhe informacioni nuk është i plote e i sakte. Autoriteti për dy standarde ne vërtetimet qe lëshon si certifikata te pastërtisë se figurës . Ne certifikatën qe me ka lëshuar mua dhe shume te tjerëve vërtetohet me siguri qe ne nuk kemi pas lidhje me Sigurimin e Shtetit , mirëpo ne një pjese tjetër te certifikatave Autoriteti vendos ne fund te tyre një shënim: “Ne se do te kemi informacionin tjetër do t’iu njoftojmë” . Pikërisht ky shënim e bën te dyshimte e pe rrjedhoje te pa vlefshëm certifikatën , pasi ata qe e kërkojnë ketë certifikate duan te dine me saktësi ne se personi qe piset me te ka pas apo jo lidhje me Sigurimin . Çfarë do te thotë : Po gjetëm informacion me vone do ju njoftojmë? Këtu behet fjale për informacione nga dosje zyrtare te Sigurimit te Shtetit te mbyllura qe ne vitin 1991. Pra personi ne fjale o ka qene ,o nuk ka qene ne shërbim te Sigurimit dhe përgjigja duhet te jete e saktë. Pastërtia e figurës kërkohet te paken nga ne për shume arsye por me e rëndësishme është vendimmarrja . E thëne me sakte ne nuk duam qe ne organet tona drejtuese te kemi bashkautorë të sigurimit , mirëpo autoriteti i dosjeve ne shume raste nuk ka siguron për ketë megjithëse e ka detyrën e tij ligjore ta beje ketë. Këtu ka dy probleme. Ose Autoriteti nuk i ka ne dispozicion te tij te gjitha arkivat e Sigurimit , ose ia ka por i fsheh e nuk jep informacion te plote për to, qe te dy versionet janë shkelje e hapur e ligjit.

Për ketë kam kërkuar nga drejtuesja e Autoritetit znj. Genta Sula qe ti jepet një zgjidhje problemit por praktika me dy standarde e lëshimit te certifikatave te pastërtisë se figurës vazhdon dhe janë këto dy standarde qe e bëjnë dyshimin se Autoriteti , nuk po i hap por i mbyll dosjet e Sigurimit si arsyen me te besueshme te kësaj praktike. Pyetja ime për ta ne këtë rasat është: Pse ne certifikatën time dhe te disa te tjerëve nuk është shënimi dyshues : “Ne se do te kemi informacione te tjera do t’iu njoftojmë”. Kjo do te thotë qe për disa janë pare e bere te gjitha informacionet e për disa jo .

Sido qe te jete puna kjo loja praktike e Autoritetit dëshmon ose një pamundësi te tij për te pare te gjitha dosjet e Sigurimit te Shtetit ose fshehje te informacioneve ne fjale prej tij . Ne te dy rastet kemi te bëjmë jo me hapje por me mbyllje te dosjeve apo manipulim te informacioneve mbi aktivitetin kriminal te policisë politike sekrete te komunizmit . Kjo dëshmon edhe një herë mungesën e seriozitetit te politikës dhe shtetit shqiptar dhe vazhdimin e përpjekjeve te tyre për te mos zbardhur kimet e komunizmit dhe autoret e tyre dhe jo vetëm kaq, por duke iu dhënë mundësinë atyre te jene pjese e politikes  dhe administratës shtetërore duke lenë ne dore te Sigurimit  vendimmarrjen politike te vendit . E gjitha kjo ditën për diell duke keqpërdorur institucioni qe është ngritur e detyrohet me ligj te beje krejt te kundërtën .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here