Përmbytjet/ Këshilltari i Edi Ramës: Shteti nuk mund të mbulojë të gjitha dëmshpërblimet, duhen…

1
130

Shirat intensivë e të rrëmbyer e dalja e lumenjve, sollën përmbytje të rënda në vend, ku më së shumti problematike situata u paraqit në jug.  Mijëra hektarë toke u përmbytën e shtëpi të shumta u bënë të pabanueshme, ndërsa tani që uji u tërhoq problematike është situata në të cilën ndodhen banorët.

Për të folur rreth masave që do të marrë Qeveria për të ndihmuar e dëmshpërblyer banorët, në studion e Repot Tv ishte Sandër Lleshi, Këshilltari i Kryeministrit për sigurinë.

Sipas Lleshit, shteti nuk mund të mbulojë gjithmonë dëmshpërblimet në raste fatkeqësishë natyrore, për këtë do të behet i detyrueshëm figuracioni i banesave.

“Do të bëhet sigurimi i detyrueshëm i banesave përballë dëmeve natyrore. Kësaj here do përgjigjet shteti, por më mbrapa duhet bërë sigurimi i banesave. Shteti nuk mundtë përballojë në mënyrë të përhershme dëmet e shkaktuara nga natyra”, u shpreh Lleshi.

Duke u ndalur tek dëmshpërblimet, Lleshit u shpreh se shteti do të bëjë një evidentim të gjithë dëmeve dhe se të gjithë banorët e goditur nga kjo fatkeqësi do  të marrin atë që i takon, ndërsa shton se tani lufta bëhet me kohën.

“Qeveria do të angazhohet e do ti gjejë lekët. Do dëmshpërblehen të gjithë, sfida tashmë është me kohën, kishim luftë me ujin tani e  kemi me kohën, që të arrimë të kthejmë sa më shpejt normalitetin për qytetarët.”, tha Lleshi.

Lleshi u ndal edhe tek kapacitetet që ka vendi unë në përballimin e situatave të tilla, duke e cilësuar si sfidë. Sipas tij nuk ka kapacitete për ti ardhur shpejt në ndihmë banorëve. Për këtë sipas Lleshit është e nevojshme që të merren masa që të parandalohet kjo situatë në vitet që vijnë.

A ka një plan qeveria për masat që do merren?
Plane kemi, kemi evidentuar me saktësi gjithçka ka ndodhur. Do përfundojmë vlerësimet shumë shpejt. Do të lehtësojmë e kompensojmë atë që ndodhi, sfida më e madhe është mos kemi të njëjtën situatë pas disa vitesh

Çfarë do bëhet?
Digat, argjinaturat, shtretërit e lumenjve, duhen parandaluar përmasave një përmbytje që është thuajse e paralajmëruar e vetmja rrugë është të merren masa afat gjata. Duhet ti kthehen luginat lumenjve, i janë marrë luginat. Prurja në Vjosë ka arritur në 2 mijë metër kub në sekond. Duhet të heqim barrierat artificiale që kanë lumenjtë. Është një program i madh që do të realizohet.

Si bëhet evidentimi i dëmeve?
Do të bëhet sigurimi i banesave përballë dëmeve natyrore të detyrueshëm. Kësaj here do përgjigjet shteti, por më mbrapa duhet bërë sigurimi i banesave. Shteti nuk mundtë përballojë në mënyrë të përhershme dëmet e shkaktuara nga natyra.

Do t’ia dali shteti në fund ti dëmshpërblejë ka kapacitete?
Qeveria do të angazhohet do ti gjejë lekët. Do dëmshpërblehen të gjithë sfida është me kohën, kishim luftë me ujin tani e  kemi me kohën që të arrimë të kthejmë sa më shpejt normalitetin për qytetarët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. por dasmet e erionkes e ditlindjet e edvinit po,pastaj jasteket e griseldes,kokainen e rames tre mij euro ne dit po.po ashtu qitjanet e rames,brekt e xhelilit ne mpd me zgaver,thaset e kanabisit,faren,terjen,skafet e tahirit po.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here