Miratimi i rezolutës për dhunën ndaj grave/ Kryemadhi: Do investohem me gjithë fuqitë e mia që të zbatohet!

0
167

Nga Monika Kryemadhi

Miratimi i rezolutës për dhunën ndaj grave është moment pozitiv dhe tashmë përgjegjësi e të gjithë politikës!

Ky solidaritet i gjerë politiko-shoqëror është një shpresë e re për një ndarje njëherë e përgjithmonë nga kjo shëmti e papranueshme dhe e rëndë, siç është dhuna ndaj grave.

Si kryetare e LSI-së, por dhe personalisht do të investohem me të gjitha fuqitë e mia që kjo rezolutë të mos mbetet vetëm një deklaratë në letër, por një dokument veprimi për të mirën e gruas shqiptare e te Shqipërisë ne tërësi.

PËR OBJEKTIVAT E ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM:

Votimi unanim i rezolutës për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm demostron një orientim pozitiv të Shqipërisë drejt politikave afatgjata dhe në sinkron me qëndrimet e vendeve më të përparuara të botës.

Kjo është një sprovë që Shqipëria ti largohet njëherë e përgjithmone spontanitetit dhe të orientojë politikëbërjen drejt objektivave afatgjatë e të qëndrueshëm që sigurojnë një zhvillim ekonomik e shoqëror pozitiv e shpresëdhënës.

Politikëbërja tash e tutje ka detyrim ti respektojë këto objektiva të qëndrueshme e jo ti devijojë ato për interesat e çastit e të ditës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here