Ja kur nis mësimi në shkollat e përmbytura

0

Procesi mësimor rinisi sot në pjesën më të madhe të shkollave të vendit, pas ndërprerjes dy ditore javën e kaluar për shkak të përmbytjeve.

Loading...

Me vendim të Ministrisë së Arsimit, në 27 shkolla mësimi u pezullua deri në një afat të dytë, pasi vijonte puna për rikthimin e ambienteve të tyre në normalitet. Më konkretisht, në Fier dhe Vlorë ka qenë numri më i madh i shkollave ku u pezullua zhvillimi i mësimit.

Por, Ministria e Arsimit sqaron se mësimi do rinisë në 24 shkolla ditën e nesërme, e martë 5 dhjetor 2017. Ndërsa në tre shkollat e mbetura, do pritet dita e mërkurë për zhvillimin normal të mësimit.

Ministria e Arsimit ka sqaruar gjithashtu se orët e humbura do zëvendësohen ditët në vijim.

Ditën e martë, datë 05.12.2017 rifillojnë procesin mësimor këto shkolla:

– Shkolla 9-vjecare Gjysylkane (Pezë, TIRANË QARK)

– Kopshti Ndroq (Ndroq, TIRANË QARK)

– Shkolla Dritas (Nj. Adm. Zall Herr, TIRANË QARK)

– Shkolla Niko Hoxha (Valias, TIRANË QARK)

– Xhevit Fetahu (Levan, FIER)

– Bocove (Levan, FIER)

– Pishe (Levan, FIER)

– Cikli i Ulet Çerven (Frakull, FIER)

– Cikli i Ulet Kashisht (Frakull, FIER)

– Kafil Malaj (Bishan, Novoselë, VLORË)

– Loni Mone (Poro, Njësia Novoselë, VLORË)

– Qeriba Derri (Bashaj, Njësia Brataj, Bashkia Selenicë, VLORË)

– Sadik Zotaj (Ramicë, Njësia Brataj, Bashkia Selenicë, VLORË)

Ditën e mërkurë, datë 06.12.2017 do të rifillojë procesi mësimor në shkollat:

– Thoma Sema (Levan, FIER)

– Rakip Kryeziu (Bashkia Fier, FIER)

– Ismail Qemali (Fitore, Novoselë, VLORË).

MAS njofton se shkollat në të cilat do të vazhdojë ende procesi i punimit për rikthimin në gjendje
optimale (përfshihen edhe shkollat të cilat do të hapen ditën e mërkurë) janë:

Loading...

Lini nje pergjigje