” Hetimet ndaj Tahirit po vazhdojne, ka …

0

‘Hetimet në Tiranë ndaj Saimir Tahirit janë duke vazhduar edhe pse mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama e bllokoi prokurorinë që të prangoste ish-ministrin’.

Loading...

Kështu shkruan Courrierdesbalkans.fr në një shkrim të radhës të saj. Sipas saj, edhe pse hetimet janë në vijim, vetëm javën e kaluar në Greqi u kap një sasi e madhe droge, që sipas medieve greke është e miqve të ish-ministrit të Brendshëm.

‘Hetimi i lidhjeve të Saimir Tahirit me “klanin Habilaj” vazhdojnë për momentin, ende pa asnjë pasojë për ish-Ministrin e Brendshëm, i cili ende qëndron në Parlamentin shqiptar.

Pas një sërë zbulimesh komprometuese dhe vendimit të mazhorancës që të mos lejojë arrestimin e tij, presioni ndërkombëtar ndaj qeverisë së Edi Ramës është përshkallëzuar.

Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet të ngarkuarit me Punë në Këshillin e Përhershëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), kanë shprehur vendosmërinë e tyre që Shqipëria të vazhdojë hetimet. Sipas të ngarkuarit me Punë, Tahiri ka dalë në përgjimet e policisë italiane si i përfshirë në klanin Habilaj’, shkruhet në Courrierdesbalkans.fr.

Loading...

Lini nje pergjigje