Flamurtari ndalet në barazim nga Luftëtari

0
138

Flamurtari ka shpërdoruar një mundësi të artë për t’u ngjitur në vendin e dytë të klasifikimit të Kategorisë Superiore, teksa nuk mundi të ruajë avantazhin e pjesës së parë në transfertën e Gjirokastrës, ku u ndal nga Luftëtari vendas në një barazim 1-1 nga një “ish”.

Vlonjatët shënuan të parët me anë të brazilianit Victor Juffo, por 10 minuta para mbylljes së kohës së rregullt të takimit, vlonjati Dejvi Bregu barazoi për gjirokastritët, duke i dhënë zikaltërve një pikë të vyer në luftën për mbijetesën në Superiore.

Flamurtari barazon kështu me pikë Kukësin e vendit të tretë, por falë golavarazhit më inferior renditet në vendin e katërt, ndërsa Luftëtari “lundron” ende në ujërat e ftohta, por duke iu afruar me vetëm dy pikë diferencë Vllaznisë së vendit të tetë.

Përballjet e radhës për dy skuadrat do të jenë ndaj Vllaznisë dhe Kamzës, me vlonjatët që do të luajnë në shtëpi, ndërsa gjirokastritët do të ndeshen me kamzalinjtë surprizues deri më tani, duke mbajtur vendin e dytë të klasifikimit të Superiores

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here