Friday, March 29, 2024
Home Aktualitet Dokumenti/Në 2014 Dritan Demiraj e denoncoi kushërin se bëri seks me gruan

Dokumenti/Në 2014 Dritan Demiraj e denoncoi kushërin se bëri seks me gruan

0
206

Dokumenti/Në 2014 Dritan Demiraj e denoncoi kushërin se bëri seks me gruan

Teksa gjykata Italiane ka vendosur të lirojë nga qelia Dritan Demiraj për shkak të gjëndjes së rënduar psikologjike, ky i fundit në 2014 ka pasur një proces penal në gjykatën e Tiranës. Kushëriri i tij Klaudio Dine e ka kallëzuar në polici Demiraj për dhunë, pasi Demiraj e akuzonte se kishte kryer marëdhënie seksuale me gruan e tij italiane Lidia Nusdorf

“Unë të dua ty… për ty mund të bëj çdo gjë… dhe unë i them nuk mundem të ta kthej ndryshe reskpetin, sepse je nusja e kushërit tim… por ajo këmbëngulte dhe pas një ore filloj të më provokojë dhe unë nuk ju përgjigja ashtu siç donte ajo dhe u mbështeta në dhomë dhe kur vjen e më hidhet në krevat duke më puthur… pastaj unë si çdo mashkull kam kryer marrëdhënie seksuale dhe të nesërmen në orën 05:30 jam nisur në Tiranë”. Kjo është një pjesë e rëfimit në polici i Klaudio Dines, kushëririt të Dritan Demiraj, autorit të vrasjes në Itali të gruas së tij Lidia Nusdorfi dhe të dashurit të saj Silvia Manina.

Për këto dy vrasje Demiraj është arrestuar në Itali, ku dhe ka shfaqur pendesë, ndërkohë për tradhtitë e vazhdueshme që i bënte gruaja e tij italiane, ai ka keqtrajtuar djalin e dajës 22 vjeçarin Klaudio Dine, ngjarje kjo e ndodhur në muajin korrik 2013, ndërsa në 31 dhjetor Demiraj e ka kanosur me pistoletë. “Kombinews” sjellë të plotë zanafillën e këtij konflikti ku ka si shkak marrëdhëniet seksuale brenda rrethit familjar. Momentalisht Demiraj është në fazë gjykimi në Tiranë, për akuzën e “Dhunës në familje”.
Rrëfimi në polici
Rrëfimi i Klaudio Dines është bërë para oficeres gjyqësore Vera Mulgeci, ku ka treguar se në datën 18 janar 2013 ka ikur në Itali tek kushëriri i tij Dritan Demiraj, të cilin e ka djalë halle dhe aty ka qëndruar 5 muaj për të parë ndonjë punë.

Ai kishte gruan italiane e cila quhej Lidia Nusdorfi dhe dy djem. Më datë 20 qershor 2013 është kthyer në Vlorë së bashku me hallën e tij shtetasen Tefta Demiraj dhe nusen e kushëririt Lidia, kemi zbrituar në Vlorë me traget dhe kam qëndruar aty dy netë.

Pas 10 ditësh unë kam ikur për të dërguar  motrën tek halla dhe aty Lidia filloi të më provokonte duke me thënë: “…Unë të dua ty, për ty mund të bëj çdo gjë… dhe unë i them nuk mundem të ta kthej ndryshe reskpetin sepse je nusja e kushërit tim… por ajo këmbëngulte dhe pas një ore filloj të më provokojë dhe unë nuk ju përgjigja ashtu siç donte ajo dhe u mbështeta në dhomë dhe kur vjen e më hidhet në krevat duke më puthur… pastaj unë si çdo mashkull kam kryer marrëdhënie seksuale dhe të nesërmen në orën 05:30 jam nisur në Tiranë”.

Pas një jave kemi shkuar me babin dhe mamin për të marrë motrën dhe nuk kemi pasur asnjë lloj kontakti, kemi marrë motrën dhe jemi kthyer në Tiranë. Të nesërmen kur erdhëm në shtëpi, më merr halla në telefon, duke më thënë se i kishin humbur 1 mijë euro në shtëpi, pastaj i kishte thënë babit që i kishte marrë nusja e çunit që ka ardhur nga Italia ose unë me motrës dhe babai që i kishte thënë “…i kam pyet fëmijët e mi dhe ata nuk kishin dijeni për këtë punë…”. Më datën 20 korrik 2013 merr Dritani në telefon dhe më thotë si është puna e 1 mijë eurove, ke lëviz gjë ti me Lidian lek. Dhe unë i kam thënë “… O vlla unë nuk di gja se si është puna e lekëve, ne kur erdhëm në Tiranë na thanë për këtë problem…”.

Zbulimi i marrëdhënies
Prap më ka telefonuar në darkë , por nuk më foli për punën e lekëve por për marëdhënien tim mes meje dhe Lidias duke më thënë “…keni pasur marrëdhënie mes jush sepse mua mi tha të gjitha Lidia..”.Unë në fillim mbeta pa fjalë dhe pastaj unë i thashë: “…Thjesht ndodhi…”. Dhe ai mu kthye:”…Do të të vras zgjidhe vetë se si e do vdekjen me pistoletë apo me thikë…”. Në datën 22 korrik 2013 rreth orës 00:10 më merr në telefon Dritani dhe më pyet ku je dhe unë që ja kthej duke i thënë se isha në shtëpi.

Ai ma ktheu se do vinte të më takonte në shtëpi. Erdhi në shtëpi gjithë nerva dhe sapo hyri më thotë: “…Çohu një çikë në këmbë…”. Unë jam ngritur dhe ai menjëherë më ka qëlluar me grushta, pastaj u fut babi e mami në mes për ta qetësuar, por gjëndja e tij ishte shumë e acaruar dhe në dorë mbante një shishe birrë duke mu drejtuar se ”…sot nuk nuk shpëton dot nga mua dhe kam ardhur për të të vrarë….”.

Kontrolloi nëpër shtëpi për të gjetur thikë, por nuk gjeti gjë dhe më goditi me shishen e birrës në sy, në kokë. Së bashku me të ishte dhe shoku i tij Zenel Roani, i cili me qëlloi edhe ai dhe më tha se: ”…do të therim…, do të vrasim…”. Më pas ka dalë mami përjashta dhe ka thirur policinë. Nga frika ata janë larguar me vrap, pastaj një komshiu tim ka marrë një taksi dhe më transportuan në Spitalin Ushtarak.

 

27
0
Share on Facebook
Tweet on Twitter
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here