Bushati: Paratë janë shpenzuar për fasadë dhe klientët e qeverisë, janë injoruar prioritetet

0
93

Analisti Andi Bushati, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, ka komentuar situatën e përmbytjeve në vend dhe menaxhimin e situatës nga ana e qeverisë.

Sipas Bushatit, debati që bëhet sot mes mazhorancës dhe opozitës, rreth masave që qeveria mori ndaj përmbytjeve, është një debat i pasinqertë sepse palët flasin ndryshe sipas pozicionit ku gjenden.

“Gjithmonë kemi parë që kur Berisha ishte në pushtet dhe Rama në opozitë, bëhej i njëjti debat. Ne duhet të paranojmë, faktin që si njëra palë, ashtu dhe tjetra, kanë dështuar me menaxhimin e mjedisit dhe marrjen e masave.”

Bushati u ndal tek investimet që qeveria ka bërë në fasada, duke injoruar prioritetetet.

“Kjo qeveri që kur ka ardhur në pushtet, ka një problem. Kjo qeveri fokusohet tek punët e fasadës. Mund të ngremë pyetjen, a qe e domosdoshme që miliona euro të hidheshin për fasadë, kur nga një krizë e vogël qytetet mbeten pa ujë, njerëzit janë në kufij të mbijetesës sepse janë të izoluar? Edi Rama ka një shprehje: ‘ Edhe kur është e varfër, a do e kritikoni ju një grua që do të vendosë buzëkuq apo të rregullojë fytyrën?’ Kjo nuk ka lidhje me të bukurën, por me prioritetet.”

I pyetur nga gazetarja lidhur me propozimin e kryeministrit për sigurimin e detyrueshëm nga fatëkeqësitë natyrore, Bushati u shpreh se është një ide e arsyeshme, por nuk duhet të përfundojë si PPP-të e famshme, të cilat i marrin klientët e qeverisë.

“Është një gjë e arsyeshme, sepse nuk kemi një shtet aq të pasur që të zhdëmtojë ata që preken nga përmbytjet. Shpresoj mos të jetë në logjikën e PPP-ve për të rrëmbyer paratë, për t’ja dhënë klientëve të qeverisë.

Bushati e quan dhënien e këtyre PPP-ve qindra milionëshe, një “diktaturë emergjence”, pas të cilës fshihen afera korruptive, siç janë “check up-i në shëndetësi apo koncesioni i djegësve të plehrave (inceneratorëve).

/TPZ.AL/ 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here