Basha në Bruksel: Vendet e BE shqetësim për shtetin ligjor, krimin e korrupsionin. Mbrojtja e Tahirit la shije të hidhur

0
135

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Bruksel, në punimet e  Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane. Zoti Basha ka patur atje takime me një numër të madh kolegësh, drejtues të partive simotra dhe përfaqësues të qeverive europiane. Në një deklaratë nga Brukseli zoti Basha analizoi krimin, korrupsionin dhe përdorimin e parave të drogës në ekonomi dhe politikë si arsyet përse qeveria e Edi Ramës e ka vendosur Shqipërinë në një pozicion të pafavorshëm për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Kreu i PD paraqiti qeverinë antimafia si zgjidhjen politike të opozitës, në kushtet kur ndërgjegjësimi i shumicës së vendeve anëtare për problemet e Shqipërisë për shkak të lidhjeve të qeverisë me krimin, mund të çojë në situatën e papëlqyeshme për opozitën, atë të pengimit të rrugës europiane të vendit.

Deklarata  e plotë: 

“Për fat të keq, ajo që vërej është një stepje e madhe e përfaqësuesve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian sa i përket Shqipërisë. Në veçanti, shqetësime të mëdha në drejtim të shtetit ligjor, luftës kundër krimit, luftës kundër korrupsionit. Padyshim që episodi Tahiri dhe mbrojtja e tij politike me imunitet parlamentar, si dhe largimi në drejtim të paditur i 3 oficerëve madhorë, pasi ata u vunë nën akuzë dhe u kërkua arrestimi në lidhje me trafikun e drogës, kanë lënë një shije shumë të hidhur.

Avantazhi i të qënit në këtë takim është se vendet anëtare po ngrejnë probleme që opozita ka 4 vjet që i denoncon, kriminalizimin e politikës, mbulimin e Shqipërisë me drogë, qindra milionë euro të drogës, që po qarkullohën nga grupe kriminale edhe përmes kanaleve të ekonomisë informale, duke i dhënë krimit fuqi ekonomike dhe politike, siç u faktua në zgjedhjet e 25 Qershorit.  PD i ka paralajmëruar këto, i ka bërë të ditura dhe ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Europian, institucioneve të BE dhe vendeve anëtare.

Disavantazhi është që shumica dërrmuese e vendeve anëtare janë bërë shumë të ndërgjegjshme për këto problem. Kjo mund të pengojë rrugën europiane të Shqipërisë duke ndëshkuar qytetarët shqiptarë, shumica dërrmuese e të cilëve nuk kanë lidhje as me kultivimin e drogës, as me trafikun e drogës, por janë ata që ndjejne efektet e para negative, siç janë shtrëngesat e lëvizjes sëë lirë apo edhe kërcënimet në disa raste për kthimin e vizave për shqiptarët, siç është edhe skepticizmi i madh me të cilin po përballen vendet anëtare sa i perket procesit të hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Kjo është një gjendje jashtëzakonisht e papëlqyeshme për ne si opozitë. Natyrisht, interesi ynë është interesi kombëtar, interesi i qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk e meritojnë të ndëshkohen, të njollosen, të damkosen per diçka qën në faktn ka qenë një projekt i një grupi të ngushtë pushtetarësh dhe kriminelësh me qëllim pushtetin dhe pasurimin e tyre.

Zgjidhjet politike që opozita ka parashtruar janë, në këndvështrimin tonë, edhe rruga që do të bënte të mundur avancimin e interesave europiane të Shqipërisë. Kjo është zgjidhjja e një qeveriea antimafia, që do të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën, që do të përgatisë një reformë të vërtetë zgjedhore dhe do ta çojë vendin me sukses drejt një qeverie legjitime përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here