Akuza: Ja pse nuk arrestohen 3 ish-zyrtarët që bashkëpunuan me ‘Habiljat’

0

Deputeti Gent Strazimiri identifikoi Edi Ramën, Fatmir Xhafën dhe Haki Çakon si pengesa kryesore për mosarrestimin e 3 oficerëve të policisë, të arratisur pas akuzës për trafik droge, pjesë e dosjes “Tahiri-Habilaj”.

Loading...

Strazimiri reagoi pas shmangies së përgjigjes nga Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili, duke folur për operacionin “Forca e Ligjit”,tha se “nuk ishte ai përgjegjës për çështjet e kërkimit. Përgjigje të ngjashme Fatmir Xhafaj dha edhe për vëllanë e dënuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe heroine, kur tha se “nuk mbante përgjegjësi ligjore apo politike për të”.

“Policia nuk po e gjen dot forcën për të arrestuar ‘sajmirët’, ‘fatmirët’ dhe ‘hakinjtë’ e Partisë”- tha Gent Strazimiri.

Deputeti Strazimiri u shpreh se “Hakiu”, “Fatmiri” dhe “sajmirët” në përgjithësi nuk arrestojnë dot vetveten dhe as vëllezërit prej nëne apo prej Partie”, sepse “Hakiu, Fatmiri dhe sajmirët e Edi Ramës janë pafuqia e ligjit dhe policisë!”

Loading...

Lini nje pergjigje