Standard.al

Xhafaj e përqafoi për shtëpinë e përmbytur, i riu kërkon leje për katin e dytë

0

“Atëherë i thashë që ngjarja është ripërsëritur dhe që ministri të më ndihmojë pas gjithë kësaj emergjencë që është në të gjithë vendin më premtoi se do të më ndihmojë. Kam komunikuar me ministrin dhe ka sjellë një grup zyrtarësh për të parë dëmet në shtëpi dhe pritet reagimi i tyre”, shprehet Leoreni.
Në 10 vite shtëpia e familjes Tarko është përmbytur 7 herë. “Dëmet këtë herë kanë qenë të shumta ndryshe nga vitet e tjera, sivjet i ka rrafshuar të gjitha. Vit për vit ne ndërrojmë mobiliet, diçka të vjetër dhe çdo vit dikush nga ka ndihmuar, por këtë vit nuk kemi ku të mbështetemi”,thotë 19-vjeçari.
Familja Tarko u zhvendos nga Gramshi para 10 vitesh duke përdorur kursimet e mbledhura ndër vite. Po që nga ajo kohë shtëpia e tyre është nën mëshirën e reshjeve që nuk kursejnë asgjë. Përmes Report TV ata apelojnë për t’i ndihmuar. “Apeli im kryesor është që të më lënë të ndërtoj diçka sipër në kat të dytë, ndërsa nga të tjerët nëse munden të më ndihmojnë me çfarë të munden”, shprehet i prekur Leoreni.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.