U shpall nënkampione e Botës, ky është shpërblimi që do të përfitojë Romela Begaj

0

Romela Begaj arriti një rezultat historik në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, që po zhvillohet këto ditë në Amerikë.

Loading...

Shqiptarja mori medaljen e arit në stilin e shkëputjes, dhe në dygarësh doli e dyta në renditje, duke u shpallur nënakmpione e Botës.

Kjo ishte arritja më e mirë për të në një Botëror, por gjithashtu edhe një rezultat historik për peshëngritjen shqiptare në përgjithësi.

Krahas medaljeve, me ligjin e ri shqiptar për sportin, për Romela Begën tashmë do të vijnë edhe paratë. Shtangistja do të shpërblehet me 100 milionë lekë të vjetra, për medaljen e marrë në Amerikë.

Loading...

Lini nje pergjigje