Interi bën goleadë ndaj kievos dhe merr kreun e Seria A

0

Interi ka marrë kreun e Serie A pas fitores spektakolare 5-0 ndaj Chievos në San Siro, duke shkuar në kuotën e 39 pikëve pas 15 javësh kampionat, 1 më shumë se Napoli i vendit të dytë. Perisiç pa më të voglin dyshim ka qenë njeriu i ndeshjes në këtë fitore të zikaltërve, duke hapur edhe siparin e golave në të 23-tën, e më pas duke shënuar edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, në të 57-ën dhe në të 92-tën.

Loading...

 

Dy golat e tjerë u shënuan nga Icardi në të 38-ën, që ishte i dyti dhe fundit për zikaltrit në pjesën e parë. E pas golit të tretë të shënuar Perisiç, i dyti personal gjatë ndeshjes, ka ardhur në të 60-ën goli i katërt me autor Milan Skriniari. E ndërsa pritej vërshëllima finale e kryesorit Gianpaolo Calvarese, Perisiç shënoi golin e tretë personal e të pestin për Interin.

Loading...

Lini nje pergjigje