Standard.al

“Do ta hash si Qemal Stafa” Arian Çani paralajmëroi para 5 vjetësh Saimir Tahirin (VIDEO)

0
5 vite më parë, Saimir Tahiri nuk kishte si ta besonte Arian Çanin që i thoshte nga ekrani se ai “do ta hante i pari”, njësoj siç e hëngri Qemal Stafa. Gjatë intervistës me Blendi Fevziun në Zonë e Lirë për librin e sapobotuar “Enver Hoxha”, Çani ia tha publikisht Tahirit, se historia përsëritet dhe se ai, meqë i ngjante Qemal Stafës, do kishte të njëjtin fat si komunisti i ri, që dyshohet se u tradhëtua nga shokët.

Tahirit në atë kohë, do t’i jetë dukur si shaka. Njësoj iu duk edhe Blendi Fevziut, që u përpoq të ruajë standartin dhe të mos lëshojë asnjë deklaratë të pamenduar në provokimet e Çanit.
Por 5 vite më pas parashikimi ogurzi i Çanit u vërtetua. Tahiri po jeton në makth, ndërsa është e vështirë ta imagjinosh se çfarë i shkon në mendje kur shikon këtë video. Do të kishte ndryshuar gjë, nëse do të kishte pasur më pak besim tek Edi Rama dhe sikur të kishte dëgjuar “gojët e liga” si ajo e Arian Çanit? Apo njeriu nuk i shpëton dot fatit të tij? Ndoshta nuk do të kishte përfunduar si Qemal Stafa, megjithëse kishte shumë që tek fati i tij panë atë të Kadri Hazbiut. Edhe ai njësoj përfundoi. Ndoshta si një ministër tjetër… Ndoshta duhej ta kishte dëgjuar. Ndoshta… Shikoni videon kur Arian Çani bën rolin e Kasandrës. Kini parasysh se ka ndodhur 5 vite më parë:

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.