Përmbytjet rrezikojnë dhjetëra monumente të kulturës, ja situata

0
170

Përmbytjet e shkaktuara në vendin tonë kanë rrezikuar Monumentet e Kulturës dhe objektet e trashëgimisë kulturore. Gjatë shirave të rrëmbyeshëm është rrezikuar Ura e Golikut, Kisha e Gjon Pagëzorit në Derven të Krujës, Monument Kulture, e cila është në zonë të përmbytur.

Forumi Bizantin në Durrës për shkak të reshjeve ka pësuar dëme nga rrëshqitja e dherave dhe disa gurëve të trotuarit. Në Shkodër ujërat kanë vërshuar në Xhaminë e Plumbit. Kisha e Gjon Pagëzorit në Derven të Krujës Monument Kulture është ende në ujë, pasi është e përmbytur e gjithë zona.

Në qarkun e Fierit paraqiten këto problematika:

– Kisha e Shën Kollit në Vanaj, paraqet probleme në çatinë e saj, pasi nga shirat e tepërt rrezikohet rrëshqitja e rrasave.

-Kisha e Shën Gjergjit në Libofshë, paraqet probleme në çatinë e saj.

-Kisha e Shën Marisë në Bishtqethëm, paraqet probleme në çatinë e saj

-Kisha e Shën Gjergjit në Suk Strum, paraqet probleme pasi ndodhet në fushë.

Nga raportimet e deritanishme në Parkun e Apolonisë, të Bylisit dhe në Korçë nuk rezultojnë dëme të mëdha. Në Vithkuq, tek Kisha e Shën Mehillit ka patur lëvizje te çatisë. Po ashtu probleme paraqet Kisha e Shën Gjergjit e cila është izoluar me mjete provizore. Te Kisha e Ristozit ne Mborje është shkëputur një pjesë e çatisë.

I rrezikuar ke qenë edhe Muzeu i Pavarësisë Vlorë, ku reshjet e dendura të shiut kishin përmbytur oborrin, por bashkia ka vepruar për të normalizuar situatën. Ministria e Kulturës pas monitorimit, njofton se po merren masa për normalizimin e situatës. /Report Tv/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here