Video/ Përmbytjet, Rama në Kamëz përkrah Xhelal Mziut: Po punohet non stop…

0
220

Kryeministri Edi Rama u shfaq mbrëmjen e sotme në Kamëz, një nga zonat e prekura nga përmbytjet. i shoqëruar nga kryebashkiaku Xhelal Mziu, Rama është njohur me situatën dhe me përpjekjet e pushtetit vendor për përballimin e situatës.

“Vazhdon puna pa orar e as ndalesë për të lehtësuar peshën e familjeve të prekura dhe për të përballuar një natë të vështirë posaçërisht në jug të vendit, ndërkohë që edhe në pikat kritike të Tiranës, si këtu në Kamëz, po punohet non stop në bashkëpunim të ngushtë pa dallime partiake për të bërë më të mirën e mundshme. Ndjesë dhe sigurisht mirënjohje për bashkëpunimin e banorëve që kanë qenë apo do të jenë të detyruar të lëvizin nga shtëpitë e tyre”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here