‘Po vdesim për bukë’, banorët e Fushë Krujës japin alarmin, por …

0
160
‘Po vdesim për bukë në Fushë-Krujë, uji na ka përmbytur komplet shtëpitë, jemi në katet sipër, na ndihmoni ju lutem!’, kjo është kërkesa e banorëve në Fushë-Krujë, në fshatrat Bilaj dhe Murqinë, të cilët janë krejtësisht të izoluar.

Këto janë fotot që tregojnë përmbytjen e madhe, realizuar me celularët e banorëve që kanë mbetur të izoluar në shtëpitë e tyre.

Natën uji ka nisur të përmbytë katet e para të shtëpive dhe ata me nxitim janë ngjitur sipër duke mos patur mundësi të ruajnë ushqimet për sot e në vazhdim.

”Uji është 2 metra”, raporton një dëshmitar në vendngjarje për ”Faxëeb”.

”Këto janë ca foto nga Bilaji. Bilaji dhe Murqina janë keq fare.

Të shpise sime kanë mbet të izoluar, s’kanë as bukë me hangër se kur ka hyrë uji kane qenë në gjume dhe iu kanë prish krejt ushqimet. Rrinë në kat të dytë se i pari është  me 2 metra ujë”, rrëfen banori.

Një pjesë e të përmbyturëve nuk kanë mundësi të flasin në telefon sepse nuk i kanë të karikuar për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Ushtria ka nisur të shpërndajë ushqim në Murqinë por ende nuk ka shkuar në Bilaj.

Lagja e Palukëve është më keq nga të gjithë, prandaj banorët i bëjnë apel qeverisë t’i ndihmojë me ushqime ose t’i evakuojë./FaxNews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here