Emergjencat Civile: Përmbytjet, ja zonat më të rrezikuara dhe këshillat

0
216

Emergjencat Civile kanë bërë të ditur situatën e përmbytjeve në të gjithë vendin. Sipas një komunikate zyrtare, situata e reshjeve vijon të jetë shumë e rënduar, ndërsa gjatë orëve të mesditës janë zhvilluar një mori operacionesh kërkim-shpëtimi kryesisht në Qarkun e Durrësit, Bashkia e Fushë Krujës. Në këto operacione janë angazhuar helikopterë të Forcave të Armatosura dhe mjete të tjera speciale. Ushtarët e Forcave të Armatosura kanë plotësuar misione shumë të vështira gjatë këtij procesi.

Gjithashtu, kanë filluar operacionet e evakuimit edhe në Qarkun e Vlorës dhe atë të Beratit, ku ekziston rrezik i dukshëm për përmbytje të mëdha.

Ka pasur rëndim të gjendjes në Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Berat, Vlorë, Fier, Shijak, Fushë Krujë, Kavajë, etj.. Kapacitete të tjera të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit janë nisur për në zonat më të rrezikuara, ndërkohë që janë shtuar edhe kapacitetet akomoduese në zonat e prekura.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave u bën thirrje qytetarëve të zonave prekura të vijojnë bashkëpunimin me autoritetet dhe të ndjekin me shumë kujdes njoftimet në mediat elektronike dhe në rrugët e tjera të komunikimit.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave garanton qytetarët dhe opinionin publik për gatishmërinë absolute të të gjithë sistemit kombëtar të përballimit të emergjencave dhe krizave si dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të prekur, të cilëve ende nuk mund tu jetë ofruar krejt mbështetja e nevojshme, për shkak të përparësive absolute që kanë pasur rastet e rrezikimit të jetës së qytetarëve. Të gjithë qytetarëve u bëhet thirrje të vijojnë si deri më tani bashkëpunimin dhe solidaritetin karakteristik shqiptar.

Komiteti adreson falënderime edhe për aktorët e tjerë politikë, publikë dhe mediatikë që janë solidarizuar realisht me përpjekjet e autoriteteve për përballimin e gjendjes.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave thekson se momentet e vështira që po kalojnë kërkojnë përqendrim tek shpëtimi i jetës dhe kujton se do të jetë faza e likuidimit të pasojave momenti kur do të ofrohet ndihma për lehtësimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave falënderon të gjithë operatorët privatë që janë angazhuar vullnetarisht në përballimin e situatës, ndër të cilët edhe operatorët e telefonisë celulare Vodafone.al, Telekom.al dhe Albtelecom, të cilët kanë marrë përsipër të përcjellin mesazhe informimi sms për qytetarët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here