Standard.al

Tjetër drogë e madhe nga Shqipëria në Greqi, arrestohet transportuesi

0

Sërish drogë që vinte nga Shqipëria është kapur në Greqi.

Policia greke ka sekuestruar një sasi prej 113 kg e 449 gram marijuanë gjatë një operacioni të zhvilluar sot në mesditë.

Sipas mediave greke, është ndjekur një automjet që vinte nga kufiri dhe është kapur në Kompoti, Artë. Gjatë kontrollit policia ka gjetur në makinë 84 pako me drogë.

Në pranga ka rënë drejtuesi 29-vjeçar grek. Policia sekuestroi mjetin dhe 2 celularë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.