Standard.al

Përmbytjet/ Qytetarët e bllokuar në qendrën tregtare, evakuimi do bëhet me gomone

0

Disa dhjetra qytetarë që kanë mbetur të bllokuar në qendrën tregëtare City Park, si pasojë e përmbytjes, do të shpëtohen me mjete lundrimi.

Nga të dhënat mësohet se janë rreth 300 qytetarë, mes të cilëve gra dhe fëmijë, që kanë mbetur të bllokuar, ndërsa Forcat e Armatosura janë angazhuar në një operacion evakuimi.

Sikundër raportohet pritet që për të larguar qytetarët nga ambientet e qendrës tregëtare do të përdoren gomonet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.