Permbytje ne Shkoder, 2 persona ne rrezik per jeten, zona te tera pa energji

0
503

Reshjet e dendura të shiut të orëve të fundit kanë shënuar përmbytjet e para në Shkodër, ku uji ka mbuluar hapësira të konsiderueshme.

Sipas raportimeve në media, dy persona rrezikojnë të mbyten si pasojë e vërshimeve të lumit Kir, në fashitin Bardhanjor, njësia Rrethina.

Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, në Ana Malit janë me prezencë uji rreth 40 ha tokë nga prroji i përbashkët me Malin e Zi.

Në Rrethina mungon energjia elektrike në të gjitha fshatrat. Në lumin Kir prurjet janë normale.

Në Njësinë Administrative Postribë mungon energjia elektrike që në mëngjes Në Berdicë mungon energjia elektrike në gjithë fshatrat, prezencë uji ka në një pjesë të segmentit ku po punohet në rrugën Shkodër-Velipojë.

Në Guri i Zi ka pasur disa herë ndërprerje të vogla te energjise elektrike por qe eshte rikthyer. Ka prezence te ujit ne 40 ha toke ne zonën fushore te fshatit Rrenc, toke e cila është e pa kultivuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here