Moti i keq/ Lezha në errësirë

0
155

Moti i keq dhe me shira ka krijuar probleme edhe në Lezhë, kryesisht me mungesën e energjisë elektrike. Fshatra janë më të prekurit nga kjo situatë që ka nisur që sot paradite.

Si pasojë e defekteve të krijuara kanë mbetur pa energji elektrike disa zona si: Barbulloja, Rrila, Torovica, Zadrima, zona e Kallmetit dhe ajo Ungrejit.

Linja e tensionit të mesëm që furnizon fshatrat Torovicë, Malecaj e Kolëjakaj ka pësuar dëme të konsiderueshme duke vështërsuar furnizimin me energji të zonës edhe në ditët në vazhdim.

OSSHEE ka bërë të ditur se furnizimi me energji i hodrovprëve vijon pa ndërprerje dhe ato janë në punë me kapacitet të plotë.

Ekipet e riparimeve të defekteve vijojnë të jenë në terren, por nuk po favorizohen aspak nga moti që vijon të përkeqsohet dhe të vështërsojë ndërhyrjen e elektriçistëve në terren.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here