Standard.al

Katastrofë tek “City Park”/ Përmbytet kati i parë, 100 persona të bllokuar në katin e dytë

0

Disa dhjetra qytetarë që kanë mbetur të bllokuar në qendrën tregëtare City Park, si pasojë e përmbytjes, do të shpëtohen me mjete lundrimi.

Nga të dhënat mësohet se janë rreth 100 qytetarë, mes të cilëve gra dhe fëmijë, që kanë mbetur të bllokuar në katin e dytë të ndërtesës, ndërsa Forcat e Armatosura janë angazhuar në një operacion evakuimi.

Sikundër raportohet pritet që për të larguar qytetarët nga ambientet e qendrës tregëtare do të përdoren gomonet.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.