Standard.al

Bllokohet nga përmbytjet rruga Gjirokastër-Kakavijë

0

Pjesa e poshtme e qytetit të Gjirokastrës, gjatë orëve të pasdites së sotme, është përmbytur nga ujërat e shumta si pasojë e reshjeve që kanë rënë gjatë gjithë ditës pa pushim.

Për gati 45 minuta, është paralizuar lëvizja e automjeteve në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, përballë varrezave të qytetit, në kufi me Lazaratin. Përroi i u tej-fry duke dalë nga shtrati i tij e duke bllokuar edhe rrugën.

Për rrjedhojë, me dhjetëra automjete që qarkullonin në të dy anët e rrugës, u bllokuan deri në ndërhyrjen e fadromave të Ndërmarrjes Rajonale të Rrugëve për të sistemuar inertet që sillte përroi.

Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e Policisë Rrugore, të cilat kanë disiplinuar dhe menaxhuar më tej lëvizjen e automjeteve.

Ndërkaq, probleme ka pasur edhe në pjesët e sipërme të qytetit ku rrugët e gurta, kanë qenë tërësisht nën pushtimin e ujërave të padisiplinuara.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.