Standard.al

Basha: “Forca e Ligjit”, rezultate qesharake. Policia është “ritahirizuar”

0

Lulzim Basha, nga foltorja e Kuvendit, ngriti edhe një herë tjetër akuza ndaj Edi Ramës dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Basha tha se aksioni “Forca e Ligjit” deri tani ka rezultate qesharake. “Policia është totalisht e ritahirizuar”, tha Basha.

“Këto dy javë treguan edhe diçka shumë të rëndë. Edi Rama dhe Xhafaj nuk mund të luftojnë krimin. Disa javë pas operacionit “Forca e Ligjit”, rezultatet janë qesharake. Janë kapur vetëm dy fshatarë me 130 gramë marijuanë dhe u përpoqën të shiteshin se kokat e trafikut të drogës. Policia është totalisht e ritahirizuar. Ngjarja më e madhe ishte ceremonia për shoferët që i japin më mirë makinës. Ndërkohë, në Vlorën ku Edi Rama është deputet, shpërthejnë makinat nga tritoli dhe bëhet luftë mes bandash. Vetëm ditën e sotme pasiguria ka marrë një forma tragjike të shpërthimit të automjeteve në Tiranë e Shkodër. Këto episode marrin jetë njerëzisht, kalimtarë të pafajshëm”, u shpreh Basha.

Sa i përket gomones së kapur me drogë në Greqi, Basha tha se ajo u kap vetëm kur autoritetet greke vendosën të mos njoftonin palën.

“Deti vazhdon të jetë autostradë e drogës. Policia greke e tha qartë se skafi me 1.6 tonë drogë u kap vetëm kur ata vendosën të mos njoftonin autoritetet shqiptare, që të mos dekonspirohej”.

Më tej, Basha tha se një kompani që qeveria i ka dhënë koncesionin e djegies së plehrave në Fier mori 4.8 milionë euro pa bërë asgjë.

“Pak javë më parë, Edi Rama i mohoi botërisht fëmijët e Bulqizës që rropaten duke mbledhur krom, duke i vulosur fatin për sa kohë ky mban çelësat e qeverisjes. Fati i keq i përndoqi këta fëmijë edhe ne shkolla. 70 nxënës u helmuan nga tymi i kaldajës, i montuar keq. Por askush nuk ka kërkuar falje. Po këto ditë, një kompani që qeveria i ka dhënë koncesionin e djegies së plehrave në Fier mori 4.8 milionë euro pa bërë asgjë. Si ka mundësi që një qeveri, ti japi 4.8 mln euro një kompanie që nuk ka bërë asgjë dhe të mos mendojë për fëmijët që rropaten për bukën e gojës. Pas kësaj kompanie qëndrojnë Ahmetaj dhe Edi Rama. Palmat e thara, 8 milionë euro do të mjaftonin për një rrogë minimale për çdo familje të Bulqizës. Po rata vazhdojnë të rropaten dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Këtë mund ta bëjë vetëm një kryeministër që i ka vënë shkelmin qytetarëve të vendit të vetë”, u shpreh kreu i opozitës.

Pas akuzave të ngritura nga Lulzim Basha, reagoi edhe Kryeministri Rama, i cili tha se situata në Bulqizë ka ndryshuar dhe se qeveria tashmë i ka hapur rrugën investimeve, sipas Kryeministrit, të penguara më herë.

“Ato kodra të Bulqizës ishin të mbushura me fëmijë. Ne i hapëm rrugën një investime të penguar me vite. Një investim që do ta nxjerrë atë zonë nga errësira dhe tmerri që e futët ju. Edhe ata pak fëmijë që janë me gishtat e dorës, janë atje për mospërmbushje të kushteve nga ata koncesionarët tuaj, që nuk do të jenë më aty, por do të ikin”, tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.