‘Ti je spiun’ dhe 2 plumba/ Polici i plagosur ‘i lidhur me grupe kriminale’

0
666

Edhe pse Policia njoftoi zyrtarisht se plagosja e efektivit të komisariatit nr 1 në Tiranë Ermal Bregu mbrëmjen e djsehme nuk ka lidhje me detyrën, grupi hetimor ka zbuluar një tjetër të vërtetë.

Sipas hetuesve, konflikti mes Bregut dhe dy personave tashmë në kërkim ka lindur pasi ata e kanë quajtur efektivin spiun, për shkak të profesionit të tij si efektiv policie.

Kjo ka qenë pikënisja e një debati të fortë mes tyre që ka vijuar në rrugë.

Aty 23-vjeçari Daniel Manushi ka nxjerrë pistoletën dhe ia ka vënë në kokë efektivit të policisë, por ky i fundit ka reaguar duke shmangur drejtimin armës e cila u shkrep dy herë.

Polici mori një plagë në dorë dhe një në bark.

Burime nga grupi hetimor kanë dyshime se efektivi i plagosur bashkëpunonte me persona me precedentë penale, duke iu siguruar informacione.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here