Zbulohen kandidatët për Kryeprokurorë

0
257

Duke iu referuar burimeve nga Prokuroria, gazetarja Klodjana Lala ka dhënë disa emra të cilët mund të jenë kandidatë të mundshëm për postin e kryeprokurorit, pas përfundimit të mandatit të kryeprokurorit aktual Adriatik Llalla.

“Ferndinand Elezi, ish shef policie në Sarandë. Dritan Rreshka, magjistrat dhe prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Anila Leka. Henrik Ligori, prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme. Arben Dollapi, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Burimi më sqaron se ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Adnan Kosova dhe Thoma Jano janë më të vjetër dhe kandidatë më të mundshëm për kryeprokuror”, tha Klodjana Lala e ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24.

Mandati i Adriatik Llallës përfundon në datën 7 dhjetor, por i ftuar në emisionin ‘Studio e hapur’, juristi Çlirim Gjata pohoi se nuk mund të flitet kurrsesi për përfundim mandati nëse ky vendim nuk merret nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here