U tërhoq nga futbolli prej problemeve në zemër, Pep Guardiola mesazh prekës për lojtarin kosovar

0
173

Talenti me prejardhje nga Kosova, Sinan Bytyqi, hoqi dorë nga futbolli i luajtur për shkak të problemeve në zemër.

Bytyqi, i cili që fëmijë kishte ikur nga Kosova me prindërit prej luftës, po merrte vlerësime të larta gjatë huazimit nga Manchester City në klubin holandez, Go Ahead Eagles, u trondit kur kuptoi lajmin e tmerrshëm se duhej ta linte futbollin nëse dëshironte të jetonte.

Trajneri i “The Citizens” Pep Guardiola dha një mesazh inkurajues për Bytyqin duke kërkuar që atij t’i jepet një vend në skuadër.
“Mos e lini vetëm. Ma sillni afër që të punojë me moshatarët e tij. Të mendojmë së shpejti një profesion për të në skuadër. Ka nevojë për ne, t’i japim shpejt një pozicion në skuadër” i ka thënë Guardiola në telefon shefit të Manchester Cityt, Txiki Begiristian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here