Daçiç: Kosova ka disa njohje të sajuara

0

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç ka thënë se lista e vendeve që kanë njohur Kosovën përmban të paktën shtatë ose tetë njohje të sajuara.

Ai ka përsëritur bindjen se nëse Serbia i qaset seriozisht këtij problemi, ky numër mund të bjerë nën 100.

Në një intervistë për ditoren serbe ‘Veçernje Novosti’, Daçiç ka paralajmëruar se Serbia do t’i kontrollojë të gjitha informacionet në lidhje me pretendimin se Madagaskari ka njohur Kosovën.

“Ne do të kontrollojmë gjithçka në lidhje me Madagaskarin, por lufta vazhdon. Ne ballafaqohemi me kundërshtarë të fuqishëm dhe patronët e tyre. Vendet po kërcënohen, nota proteste po iu dërgohen atyre vendeve që kanë tërhequr njohjen”, ka thënë kreu i diplomacisë serbe.

Daçiç, i cili ka qëndruar në Paris në kuadër të samitit frankofon, ka thënë se ai ka folur me ministrat e Jashtëm të një numri vendesh që nuk e kanë njohur Kosovën dhe ka shtuar se qëndrimi i tyre është i qartë

Lini nje pergjigje