Aksident në Korçë, përfshihet një makinë e eskortës së Kryeministrit

1
294

Një automjet i eskortës së kryeministrit Edi Rama është përfshirë në një aksident të rëndë në Korçë. Sipas të dhënave të para, aksidenti ka ndodhur në mesditë në hyrje të qytetit juglindor, ku janë përplasur 2 automjete, një prej tyre e eskortës së Ramës.

 

 

Automjeti civil që vinte nga kahu i kundërt ka goditur mjetin e eskortës dhe ky i fundit ka dalë nga rruga. Në aksident është përfshirë makina e dytë e eskortës së kryeministrit Edi Rama por edhe një taksi. Në makinën e dytë qëndron shoqëruesi dhe shoferi i Ramës.

Si pasojë e aksidentit dyshohet se janë plagosur disa persona, të cilët janë dërguar me urgjencë për në spital. Të lënduarit janë nga taksia dhe nga automjetet e eskortës. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë.

Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama ndodhet në Korçë në kuadër të mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë me qeverinë e Kosovës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here