Vetëvendosja mban kryeqytetin, Shpend Ahmeti fiton zgjedhjet në Prishtinë

0

Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes u zgjodh kryetar i Komunës së Prishtinës edhe për një mandat katërvjeçar.

Sipas rezultateve të publikuara në fund të procesit, Shpend Ahmeti ka marrë 42,262 vota ndërsa Arban Abrashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë 41,897 vota. 365 vota bënë diferencën.

Fitorja e Shpend Ahmetit në garën për kryetar të Prishtinës vjen pas numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë.

Në raundin e parë, pa i numëruar votat me kusht dhe postë, Ahmeti kishte 41 mijë 401 vota, ndërsa Abrashi 41 mijë e 164.

Shpend Ahmeti fitoi për herë të parë garën për kryetar të Komunës së Prishtinës në vitin 2013, kur përballë kishte Isa Mustafën e LDK-së. Për 15 vite rresht LDK fitonte zgjedhjet në Prishtinë

 

Lini nje pergjigje