Napoli rikthehet në krye të Seria A, Roma barazon e kalon në vend të 4-t. Milani s’di të fitojë

0
163

Napoli është rikthyer në krye të renditjes, pas vetëm 24 orësh, duke mposhtur Udinesen në transfertë me rezultatin minimal 0-1. Deçiziv ishte goli i Jorginhos në minutën e 33-të të pjesës së parë. Mesfushori italo-brazilian ekzekutoi një 11-metërsh, që u prit fillimisht nga portieri, por u kthye sërish të Jorginho që e dërgoi më pas në rrjetë. Skuadra e Sarrit i prish kështu debutimin Massimo Oddos në stolin e Udineses, pasi ky i fundit ishte emëruar vetëm në fillim të javës.

Milani ka dështuar sërish të fitojë në Serinë A, pasi portieri i Torinos Sirigu u bë një digë e vërtetë për sulmuesit e Milanit dhe nuk lejoi që topi të përfundojë në rrjetë. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, por nuk arritën të gjejnë golin, ndërsa Torino krijoi 2-3 raste të mira me kundërsulme, por Donnarumma ishte në lartësinë e detyrës. Kështu Milani, pas 14 javësh, shkon në kuotën e 20 pikëve dhe vijon të mbetet shumë larg zonës Champions, por edhe Europa Leagues.

Edhe Roma ka ndalur serinë e rezultateve pozitive, teksa nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Genoas. Verdhekuqtë kaluan të parët në avantazh me anë të El Sharawit, por më pas mbetën me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të kapitenit De Rossi. Genoa e shfrytëzoi mjaft mirë epërsinë numerike dhe arriti të barazojë rezultatin me anë të ish sulmuesit të Milanit, Lapadula.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here