Manjani: Tre ministra ri-inauguruan një klinikë që u hap në vitin 2016

0
166
Ylli Manjani

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar sot për hapjen e klinikës ligjore. Në një postim në Facebook, Manjani shkruan se e njëjta klinikë që sot është inauguruar nga tre ministrat është hapur në maj të vitit 2013, kur ai ishte Ministër Drejtësie.

Postimi i Ylli Manjanit:

“Sot qënka ri-inaguruar Klinika Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë, që ishte e hapur që me datë 13 Maj 2016. Kush ka kuriozitet të bëjë një google dhe do bindet për këtë. Memoria elektronike të paktën funksionon, se ajo zyrtare ka humbur!

Nejse, te them të drejtën nuk kam asnjë xhelozi. Mirë është që në Ministrinë e Drejtësisë të ofrohet ndihmë ligjore falas. Fundja kjo ministri s’ka tjetër punë tashmë për të bërë.

E reja ishte që tre ministra paskan nënshkruar diçka. Nuk jam kurioz ta di se ndonjë sajesë idiote ka qenë, por meqë pashë dhe Ministren e Shëndetit më erdhi ndërmend një detyrim ligjor i saj: trajtimin shëndetësor të rreth 200 të dënuarve që janë me sëmundje mendore!

E ka detyrim me ligj Ministria e Shëndetësisë ti bëjë derman atyre njerëzve që nuk trajtohen, madje keq trajtohen, ne burgun e Zaharisë dhe jo vetëm! Sidoqoftë, jetë të gjatë klinikës ligjore në shërbim të nevojtarëve!”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here