EUROSTAT: NË Shqipëri vdesin 25 persona në 100 mijë banorë nga aksidentet

0
145

Sipas një studimi të bërë në EUROSTAT vendi ynë rezulton si një ndër vendet më të rrezikshme, për shkak të viktimave të aksidenteve rrugore.

Shqipëria është një ndër vendet me vdekshmërinë më të lartë në Europë. Në vend të parë renditet Kazakistani, në vend të dytë Kirgistani, e treta vjen Rusia dhe në vend të katër Shqipëria, shumë pranë kë Taxhikistanin.

Në hartën e publikuar nga Eurostat, Shqipëria është në vendet e ngjyrosura me ngjyrë të kuqe, ku hyn vendet me vdekshmëri 20-25 persona për 100 mijë banorë. Vendet me të sigurta janë ngjyrosur me ngjyrë jeshile dhe në vend të parë për sigurinë rrugore është Norvegjia  me 0-3 viktima për 100 000 banorë ndërsa pas saj renditet Malta, Suedia, Zvicra e Mbretëria e Bashkuar.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here