Skandal/ Fëmijët e kopshtit përdoren për mbledhjen e mbeturinave, ja ku ka ndodhur…

0
154

Fëmijët e kopshtit janë përdorur sot në një aksion për të mbledhur mbeturinat. Fotot e mëposhtme tregojnë qartë atë se çfarë ka ndodhur në Ersekë, ku fëmijët e kopshtit në temperatura të ulëta dhe të papajisur me asnjë mjet mbrojtës, mbledhin mbeturinat në rrugë dhe lulishte. Me rrobat e zakonshme, duket se këto fëmijë, janë përdorur për propogandë, në bazë të urdhërave që janë dhënë.  Të nxjerrësh fëmijët e kopshtit në një aksion të tillë jo vetëm nuk është etike, por njëherazi është një përdorim monstruoz i tyre, aq më tepër kur mbeturinat mblidhen me duar.

Ngjarja është denoncuar në rrjetet sociale nga kryetari i grupit të këshilltarëve demokratë në këshillin bashkiak të Ersekës, Fatmir Guda, kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare.

“Si prind dhe si banor i komunitetit Kolonjë shpreh indinjatë për këtë akt të rëndë abuziv ndaj minorenëve të kopshtit.

Maskarada të tilla, që na sjellin ndër mend fatosat në ditën e Enverit, sigurisht që duhen denoncuar, me qëllim që personat përgjegjës të marrin ndëshkimin shëmbullor”, shkruan Guda në rrjetet sociale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here