Ristani: Shkarkimi i Zgurit i paligjshëm, ja hapat që do të ndjekë PD

0
177

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së,  Arben Ristani,  thotë se ligjërisht PS-ja nuk mund ta shkarkojë Klement Zgurin nga kryesimi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve.

“Lidershipi i PS, apo Rama, nuk ka asgjë të pamundur, është një njeri që nuk ka të bëjë me ligjet dhe rregullat e këtij vendi. Kështu që për njerëz të tillë, për një gjendje natyror në pyll gjithçka mund të ndodhë”, tha Ristani për Report Tv.

Për të treguar paligjshmërinë e shkarkimit, Ristani citon Kodin Zgjedhor që parashikon rastet e largimit të parakohshëm të mandatit të kryetarit të KQZ.

“Kodi Zgjedhorë përcakton që është KQZ që shikon dhe monitoron edhe punën e kryetarit tët tij, dhe në rast se konstatohen shkelje është po KQZ ajo që i drejtohet parlamentit për të nisur procedura të tilla, nuk janë partitë politike. Nga ana ligjore është  pamundur.”, deklaroi Ristani.

Si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Ristani sqaron edhe qëndrimin e demokratëve për të ndaluar shkarkimin.

“Partia Demokratike nuk ka rrugë të tjera përveç atyre ligjore, dhe përveç faktit që është zëdhënëse dhe e interesit publik në këto raste, për ti bërë të ditur publikut dhe ndërkombëtarëve që në Shqipëri nuk zbatohet ligji dh Kushtetuta”, u shpreh Ristani.

Sipas tij, të gjitha sjelljet antiligjore ndikojnë në të gjitha institucionet jo vetëm në KQZ. KQZ është një institucion si të gjithë, institucionet e këtij vendi, që ka nevojë të shohë partneritet pro ligjit në të gjithë vendin.

Partia Socialiste ka paralajmëruar se në mbledhjen e radhës së parlamentit, më 30 nëntor,  do të shkarkojë me votën e deputetëve të saj kryetarin e KQZ-së, Klement Zgurin. Kreu aktual u vendos në post pas marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës më 18 maj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here