Përndiqte 29-vjeçaren, në pranga i moshuari

0
157

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të moshuar pas denoncimit të një 29-vjeçareje. Sipas të dhënave zyrtare, efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në kryeqytet kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale J.P., 68 vjeç, banues në Tiranë.

 

Ndaj tij ka denoncuar 29-vjeçarja me inicialet R.B., banuese në Tiranë, e cila ka rrëfyer para bluve se i ‘ishte nxirë jeta’ nga i moshuari.

 

“Më është bërë ferrë, ka 4 muaj që nuk më lë rehat”, ka thënë e reja. Menjëherë pas denoncimit, policia ka vënë në pranga 68-vjeçarin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here