Denoncimi me fakte: e Gjithe kupola e policise nga Tepelena, vendlindja e Tahirit

0
283

Ish- kryeministri Sali Berisha publikon një listë me emrat të funksionarëve dhe ish- funksionarëve të lartë të shtetit të cilët sipas tij kanë lidhje me kanabizimin e vendit.

Mbi nomenklaturen e Narkoshtetit te Shqiperise!

Te dashur miq, Narkoshteti i Shqiperise ka nomenklaturen e tij, veper e te ciles eshte ndertimi i shtetit te bazuar mbi drogen.

Ne krye te Narkoshtetit si kryarkitekt, kryegjykates, kryprokuror qendron Noriega i gjithefuqishem. Pas tij vijne narkoministrat me role kryesore, ish ministri, tani i persektutuari politik i droges, Samir Trafiku dhe pasardhesi i tij, Xhafa i droges, Ndrikull Kodheli, Gjeneral Trafiku.

Pas tyre vijne 43 narko-deputetet, kumbare dhe ndrikulla te futur ne parlament me parate dhe lidhjet e droges. Pas tyre vijne bajlozet lokal te droges si Don Lalet, Lelet, Subashet, Gjushet, Kokoneshet, Bushet, Rroshet, Peçet, Zotot, Ndoket, Bardhet, Ramet etj etj.

Te gjithë drejtuesit, çunat e krimit jane nga kryeqyteti europian i Kanabisit, Tepelena!
Ketu me poshte keni listen e kanabisteve nga kryeqyteti europian i kanabisit, Tepelena, qe shnderruan Shqiperine me sukses te plote ne Kanabistan! (SB).

Por i mënjëhershëm ishte reagimi i drejtorit të policisë në Lezhë. Lena theksoi se ka qenë drejtues i Policisë së Lezhës vetëm për 28 ditë dhe ka një vit e gjysmë pa punë, por nuk deklaroi nëse është me origjinë nga Tepelena. ,-“Jam Dritan Lena dhe kam shkuar si drejtues i Policisë së Lezhës vetëm për 28 ditë dhe kam një vit e gjysmë pa punë. Shkaqet e shkarkimit tim mund t’i hetoni” – mesazhi i ardhur në celularin e Blendi Fevziut. Ish-kryeministri Sali Berisha ka rikthyer dje në vëmendjen e publikut denoncimin e një viti më parë, ku tregonte emrat e të gjithë drejtuesve të policisë, ku sipas tij kanë lidhje me ish-ministrin Tahiri.

– Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, nga Progonati i Tepelenës, i rritur në Lushnje.

– Rebani Jaupi, zv.Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nga Tepelena
– Skëndër Kalemaj, Drejtor i Hetimit të Krimit në Policinë e Shtetit, nga Tepelena
– Gramoz Sako, Komandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë, nga Tepelena
– Zëvendës Kombandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë, nga Tepelena
– Ylli Ymeri, Drejtori i Përgjithshëm i Prapavijës, nga Tepelena
– Ervin Hodaj, Drejtor i Policisë së Tiranës, nga Tepelena
– Ermal Muça, Zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës, nga Tepelena
– Alban Çela, Drejtor i Policisë së Shkodrës, nga Tepelena
– Perlat Cullhaj, Drejtor i Policisë së Durrësit, nga Tepelena
– Edmond Targaj, Drejtor i Policisë së Dibrës, nga Tepelena
– Lorenc Shehu, Drejtor i Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë, nga Tepelena
– Bujar Ahmetaj, Shefi i Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit, nga Tepelena
– Sokol Boçari, Shef i Forcave Speciale, RENEA, nga Tepelena
– Ermal Milori, Drejtor i Policisë Kufitare të Rinasit, nga Tepelena
– Gëzim Zhupa, Drejtor i Policisë Kufitare të Vlorës, nga Tepelena
– Arben Skëndo, Drejtor i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, nga Tepelena – ka jetuar në Kuçovë
– Qerim Aliaj, Drejtori i Kufirit të Shkodrës, nga Tepelena
– Arjan Ferri, Drejtor i Kufirit në Gjirokasër, nga Tepelena
– Sokol Çela, Drejtor i Kufirit të Durrësit, nga Tepelena
– Ermal Lila, Shefi i Komisariatit të Policisë së Sarandës, nga Tepelena
– Zenel Bejko, Shefi i Komisariatit të Ballshit, nga Tepelena
– Haki Hasanbega, Shefi i Komisariatit të Tepelenës, nga Tepelena
– Babush Hasajan, Shefi i Komisariatit të Urës Vajgurore, nga Tepelena.

Po nga Tepelena janë edhe disa drejtues të tjerë në nivele të larta në policinë e Tiranës dhe në rrethe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here