Besnik Mustafaj: Prokuroria nuk ka kryer detyrimet kushtetuese, Rama injoron denoncimet

0
157

 

Prokuroria nuk ka kryer detyrën Kushtetuese, ndërsa Kryeministri Edi rama nuk ka pasur vullnet për të dëgjuar dhe reaguar ndaj denoncimeve. Kështu e komentoi situatën më të fundit ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i cili foli për përfshirjen e zyrtarëve në trafikun e drogës dhe dekonspirimin e operacionit për kapjen e tyre.

Në studion e News24, Mustafaj theksoi se akuzat rreth implikimit të drejtpërdrejtë dhe menaxhimit të drogës për disa zyrtarë janë bërë nga mediat dhe opozita në 3 vitet e kaluara.

“Në pranverë ka pasur akuza të shumta, por këto janë konsideruar nga Rama si çështje të zhargonit të tij. Problemi i parë i Ramës është mungesa e vullnetit për të dëgjuar denoncimet qoftë nga opozita dhe media. Ne kemi tashmë një vënie në lëvizje të policisë dhe drejtësisë. Pra Prokuroria nuk ka kryer detyrën e vet kushtetuese deri tani. Nuk ka pasur bashkëpunim mes policisë dhe prokurorisë, pasi kjo e fundit nuk ka marrë për bazë denoncimet. Nuk është ndonjë çudi që ish- zyrtarët u zhduken, pasi mund të kenë pasur hapësira. Policia duhet ti mbante nën vëzhgim 3 ish- zyrtarët”, tha Mustafaj.

Sipas tij, me rëndësi është që ka nisur hetimi për këta 3 ish zyrtarë, ndërsa opozita duhet lavdëruar për denoncimet.

“Opozita duhet lavdëruar, por duhet të ruajë këndin e denoncimeve dhe nuk duhet të intereferojë me punën e Prokurorisë. Opozita ka plot çështje të tjera për të denoncuar. Për mua është e rëndësishme që nisi ky hetim për 3 ish zyrtarët”, theksoi Mustafaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here