LSI zbulon pse Rama po e fsheh skandalin prej 2 miliardë eurosh: E rrëzon nga pushteti për 24 orë!

0
205
LSI-ja ka zbuluar sot arsyen pse Kryeministri Edi Rama po hesht për skandalin prej 2 miliardë eurosh që Avokatura e Shtetit ia ka vënë në tavolinë.

Petrit Vasili, kreu i lSI, shprehet se frika se mos humb pushtetin po e step Ramën për të treguar për të, frika se skandai e rrëzon brenda 24-orësh si kryeministër.

“Kryeministër boll u trembe, fol për 2 miliardë eurot, kursejua shqiptarëve një ’97 të dytë! – shkruan Vasili në Fb. – Skandali i 2 miliard eurove eshte me i rendi, qe mund te imagjinohet. Kryeministri e ka prej kohesh ne tavoline. Kryeministri nuk flet nga frika e madhe per pushtetin e tij sepse e di mire qe ky skandal i 2 miliard euro-ve e rrezon per 24 ore.

Ai eshte pergjegjes direkt per disa nga keto gjyqe pasi i ka frymezuar e mbeshtetur personalisht veprimet antiligjore dhe per demin kolosal financiar qe ka ardhur prej ketyre veprimeve. Skandalin nuk e ka zbuluar opozita, por Avokatura e Shtetit,e cila e ngriti me shume te drejte dhe pergjegjshmeri kete afere gjigande.

Humbja e 2 miliard eurove eshte nje tragjedi me dimensione politiko shoqerore te ngjashme me tragjedine e vitit 97′. Kryeministri lodhet kot duke u fshehur. Te gjithe e dine qe kur te ndodhe kjo tragjedi,kryeministri do te ike duke i lene pas zjarrin Shqiperise,njelloj si ata qe ne 97′ pasi i vune zjarrin iken nga vendi.

Shqiperia dhe shqiptaret lenguan per vite te tera pasojat e 97″. Ndaj kryeministri nuk ka asnje te drejte qe te heshte më, sepse Shqiperia nuk eshte prone e tij. Kryeminister kurseja Shqiperise nje 97′ te dyte.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here