Një në dhjetë refugjatë të dëbuar nga Luksemburgu, shqiptar

0
137
Një në dhjetë refugjatë të vendosur në qendrën e grumbullimit të refugjatëve për riatdhesim në Luksemburg, ose gjithsej 185 sish, është shqiptar i Kosovës. Kështu bëhet e ditur në një statistikë që ka publikuar Tageblatt.lu.

Pas kosovarëve, në këtë listë vijnë në radhë shtetasit e Serbisë, me 175 të mbajtur në këtë qendër dhe, në vendin e tretë janë algjerianët, 162 sish, transmeton albinfo.ch.  Qendra në fjalë është në afërsi të Aeroportit të Luksemburgut, dhe mban emrin e tij “Findel”.

Është ngritur këtu, në mënyrë që dëbimi i refugjatëve me status të refuzuar të realizohet pa komplikime. Megjithatë, nga qendra “Fndel” deri tash kanë arritur të arratisen 17 veta, 7 nga të cilët janë kapur dhe kthyer sërish aty.

Një numër refugjatësh edhe pas dëbimit, kanë bërë përpjekje për t`u kthyer në Luksemburg. Kështu, 103 banorë të “Fundel”-it kanë qenë më shumë se njëherë këtu. “Nganjëherë me emra të ndryshëm”, thuhet në raport.

Ndërsa rekordin e mban një person i cili këtu ka qëndruar madje 9 herë. Ai është dëbuar gjashtë herë nga Luksemburgu dhe sërish është kthyer. Kështu, personi në fjalë ka kaluar në këtë qendër gjithsej 310 ditë. Por rekordin, megjithatë e mban një refugjat tjetër, i cili është sjellë pesë herë në “Findel”: ai, në të pesë qëndrimet e tij marrë së bashku, këtu ka kaluar 366 dite, që është pak më shumë se një vit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here