Lubonja: Rama po përpiqet të kapë drejtësinë!

0
168

Duke folur në “News24” për debatin që ka mbërthyer kampet politike lidhur me Kryeprokurorin e ri, Lubonja u shpreh se Edi Rama synon të zgjedhë një prokuror me shumicë të thjeshtë, pasi synon që të ‘kapë’ edhe drejtësinë.

Lubonja është kundër sygjerimin të OPDAT dhe EURALIUS, se kryeprokurori i ri i përkohshëm duhet të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Sipas analistit, ky prokuror duhet të zgjidhet me kritere dhe të jetë i pranuar nga të gjitha palët.

“Rama synon të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm me shumicë të thjeshtë. Ai ka strategji për të kontrolluar institucionet e drejtësisë. Për çudi, këtë versionin që kryeprokurori të jetë i përkohshëm e ka mbështetur edhe OPDAT dhe EURALIUS. Jam dakord që ai të ikë (Llalla). Por ky ‘i përkohshmi’, duhet të zgjidhet me kritere dhe të jetë i pranuar nga të gjitha palët. Këtë luftë e bëri opozita. Rama kishte si synim që ta kapte drejtësinë. Ajo reforma që u bë, ishte një grusht shteti në një farë mënyre. Me këtë lëvizje, është një lëvizje që do të krijojë shumë tension. Ku kemi dosjet e hapura, duam transparencë. Ku kemi dyshime se maxhoranca po mbron Tahirin. Jo vetëm që nuk krijon transparencë, por krijon idenë që drejtësia nuk i dihet se kur do të vij. Edhe prokurori Llalla nuk ishte me Berishën. Mos e kujtoni këtë. Visho Ajazai konsiderohej njeriu i Berishës. Por ai e caktoi në NATO (Rama). Ne nuk kemi qenë pas dere, por ama është e qartë që kemi një strategji për të kontrolluar institucionet. Edhe një prokurori dhe kryetari i SHISH, të Berishës, kur iku ky nga pushteti (Berisha), u kthyen me maxhorancës, dhe Ramën. Ky i do të gjitha plotësisht (Rama). Nuk ka ide që drejtësia të jetë e pavarur. Prova më e qartë është ajo që po ndodh me Saimir Tahirin. Ata bëjnë ‘luftë bandash’ me njëri tjetrin, se kush do ta kapë Prokurorinë. Por ne duam drejtësi.”, – tha Lubonja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here