Demiraj: Kodheli dhe Bazo kanë bërë akte të papranueshme…

0
238

Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka debatuar me ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, Jeronim Bazo për dezertimin e katër komandove në Angli.

Demiraj, i pranishëm në Top Story, ka akuzuar ish-ministren Kodheli dhe Bazen se ata kanë nëpërkëmbur dinjitetin e ushtarakëve duke hequr  nga puna njerëzit me eksperiencë dhe të aftë.

“Në 27 vjet demokraci Forcat e Armatosura u lanë jashtë dore nga politika, por nga Mimi Kodheli dhe Jeronim Baze janë bërë disa akte të papranueshme. Kodheli dhe Baze kanë nëpërkëmbur dinjitetin e ushtarakëve, kanë hequr njerëzit më të aftë dhe me më shumë dinjitet dhe me më shumë eksperiencë nga puna”, tha Demiraj.

Po ashtu Demiraj e ka quajtur dezertimin e katër komandove si një akt të rëndë turpi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here