Çështja “Tahiri”, lëshohen 3 urdhër-arreste për drejtues të lartë të Policisë së Shtetit

0
276

Prokuroria për Krime të Rënda ka lëshur 3 urdhër- arreste për zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit.  Ata dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Tahiri’ për trafikun e kanabisit.

Mes emrave që pritet të arrestohen është edhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jael Cela. Këto urdhër-arreste kanë mbërritur në polici dhe pritet ekzekutimi i tyre.

Prokuroria kërkon arrestim të atyre që i cilëson si bashkëpunëtorë të Tahirit në trafikun e drogës. Ish-ministri u vu nën hetim pas bërjes publike të përgjimeve nga pala italiane për dosjen ‘Habilaj’. Por Kuvendi nuk e dha autorizimin për arrestimin e tij. Aktualisht Prokuroria ka kryer kontroll banese dhe e ka marrë në pyetje Tahirin për hetimet qe janë duke u kryer.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here