Burg përjetë “Kasapit të Bosnjës”, Berisha: Fitore e drejtësisë ndërkombëtare

0
125

Pas vendimit që dha Tribunali për krime të luftës i Kombeve të Bashkuara, që dënoi me burg përjetë ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç, i cilësuar si “kasapi i Bosnjës”, vjen reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

 

 

Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Berisha e cilësoi këtë vendim si një fitore të drejtësisë ndërkombëtare. Mes të tjerash ai theksoi se dënimi i xhelatit është në një farë mënyrë një ngushëllim për familjarët e qindra mijëra viktimave të gjenocidit serb.

MESAZHI I BERISHËS
Te dashur miq, denimi me burgim te perjetshem i njerit prej kasapeve me barbare te Ballkanit ne te gjitha koherat, gjeneralit famezi Ratko Mlladiç eshte nje fitore e drejtesise nderkombetare.
Denimi i ketij xhelati sot nga Gjykata Nderkombetare e Hages eshte ne nje fare menyre edhe nje ngushellim per familjaret e qindra mijra viktimave te genocidt serb ne Bosnje Herzegovine! sb
Ratko Mlladiç përballet me 11 akuza, duke përfshirë gjenocid dhe krimet kundër njerëzimit, akte barbare të kryera gjatë luftës së Bosnjës në vitet 1990. 74-vjeçari është përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit. Vendimi për Mlladiçin do të jetë gjykimi i fundit nga tribunali që ishte themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat Ballkanike në vitet e 90-ta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here